BE kritikon shkarkimin e Besim Kelmendit: Pengon reformën dhe minon rrugën drejt BE-së
Këshilli Prokurorial i Kosovës shkarkoi sot Besim Kelmendin nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, vendim që ka nxitur reagime të menjëhershme nga Bashkimi Evropian. Zyra e BE-së në Kosovë ka shprehur shqetësim të thellë për këtë hap, duke theksuar se largimi i Kelmendit nga funksioni i tij e dëmton procesin e…
Lajme
Këshilli Prokurorial i Kosovës shkarkoi sot Besim Kelmendin nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, vendim që ka nxitur reagime të menjëhershme nga Bashkimi Evropian.
Zyra e BE-së në Kosovë ka shprehur shqetësim të thellë për këtë hap, duke theksuar se largimi i Kelmendit nga funksioni i tij e dëmton procesin e reformimit të KPK-së dhe bie ndesh me parimet e sundimit të ligjit, transmeton lajmi.net.
Në reagimin e tyre thuhet se vendimi për shkarkimin e Kelmendit dëmton gjithashtu edhe përparimin e Kosovës në integrimin evropian.
“Shkarkimi i sotëm i ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit nga #KëshilliProkurorial i Kosovës pengon reformën e vazhdueshme dhe të domosdoshme të KPK-së dhe shpërfill parimet e sundimit të ligjit dhe detyrimin ndaj qytetarëve. Ai gjithashtu minon progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së”, thuhet nga BE.
Sipas BE-së, ky veprim vë në pikëpyetje angazhimin e institucioneve për forcimin e pavarësisë së sistemit prokurorial dhe integrimin evropian të vendit./lajmi.net/