Zogaj: Jemi gati për zgjedhje – Ftojmë qytetarët të angazhohen, të informohen dhe të marrin pjesë në zgjedhje
Nënkryetari i LDK-së, Alban Zogaj ka reaguar pasi është shpallur data e zgjedhjeve të reja parlamentare, më 28 dhjetor. Ai ka thënë se ky është një moment i rëndësishëm për vendin tonë dhe për demokracinë parlamentare, shkruan lajmi.net “Ne jemi të përgatitur, të organizuar dhe të përkushtuar që t’i qasemi kësaj gare me përgjegjësi të…
Lajme
Nënkryetari i LDK-së, Alban Zogaj ka reaguar pasi është shpallur data e zgjedhjeve të reja parlamentare, më 28 dhjetor.
Ai ka thënë se ky është një moment i rëndësishëm për vendin tonë dhe për demokracinë parlamentare, shkruan lajmi.net
“Ne jemi të përgatitur, të organizuar dhe të përkushtuar që t’i qasemi kësaj gare me përgjegjësi të plotë, me program të qartë dhe me vizion të qëndrueshëm për Kosovën. Vendin e presin vendime të mëdha, në ekonomi, arsim, siguri, integrime evropiane, dhe ne do të prezantojmë zgjidhje realiste, të zbatueshme dhe në interes të qytetarëve. Ftojmë çdo qytetar të angazhohet, të informohet dhe të marrë pjesë në këtë proces. Vetëm përmes votës suaj mund të ndërtojmë institucione të forta dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë”, ka shkruar Zogaj. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: