KPK mirëpret vendimin e Gjykatës Supreme: Padi e KDI-së refuzohet si e pathemeltë
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka bërë të ditur se mirëpret vendimin e Gjykatës Supreme për refuzimin e padisë së Institutit Demokratik të Kosovës, e cila synonte shfuqizimin e Rregullores Nr.03/2025 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores Nr.02/2021 për Transferimin dhe Avancimin e Prokurorëve të Shtetit. Sipas njoftimit të KPK-së, kolegji i Gjykatës Supreme e ka…
Lajme
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka bërë të ditur se mirëpret vendimin e Gjykatës Supreme për refuzimin e padisë së Institutit Demokratik të Kosovës, e cila synonte shfuqizimin e Rregullores Nr.03/2025 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores Nr.02/2021 për Transferimin dhe Avancimin e Prokurorëve të Shtetit.
Sipas njoftimit të KPK-së, kolegji i Gjykatës Supreme e ka konsideruar padinë e paraqitur nga KDI si të pathemeltë. Po ashtu, Gjykata ka hedhur poshtë edhe kërkesën plotësuese për shfuqizimin e të gjitha vendimeve të KPK-së që burojnë nga kjo rregullore, raporton lajmi.net
KPK thekson se vendimi i Gjykatës Supreme konfirmon ligjshmërinë e rregullores dhe vendimeve të marra nga Këshilli, duke siguruar vazhdimësinë dhe stabilitetin e procesit të transferimit dhe avancimit të prokurorëve të shtetit./Lajmi.net/