Bedri Hamza për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Fitorja e PDK-së do të jetë fitore për Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i është drejtuar qytetarëve përmes një video-mesazhi pas caktimit të datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare më 28 dhjetor. Në fjalimin e tij, Hamza theksoi rëndësinë e përgatitjes dhe gatishmërisë së PDK-së për sfidën e ardhshme, raporton lajmi.net “Qytetarë të dashur, data e zgjedhjeve është caktuar dhe…

Lajme

20/11/2025 15:29

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i është drejtuar qytetarëve përmes një video-mesazhi pas caktimit të datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare më 28 dhjetor.

Në fjalimin e tij, Hamza theksoi rëndësinë e përgatitjes dhe gatishmërisë së PDK-së për sfidën e ardhshme, raporton lajmi.net

“Qytetarë të dashur, data e zgjedhjeve është caktuar dhe tani është koha të shikojmë përpara. PDK është e gatshme, me ekip, me program dhe me vizion. Fitorja e PDK-së do të jetë fitore për Kosovën!”

Ky mesazh vjen pas shpalljes së datës së zgjedhjeve nga Presidentja Vjosa Osmani, duke hapur zyrtarisht garën për legjislaturën e re të Kosovës.

Hamza ka theksuar se PDK-ja do të angazhohet për të ofruar zgjidhje dhe programe që i shërbejnë interesit të qytetarëve dhe zhvillimit të vendit./Lajmi.net/