Haliti: 28 dhjetori dita e fitores, boll me eksperimente
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka reaguar pas caktimit të datës për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haliti ka theksuar se Kosova ka nevojë për një drejtim të ri dhe se duhet dhënë fund eksperimentimeve dhe keqqeverisjes. “28 dhjetori – dita e fitores!…
Lajme
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka reaguar pas caktimit të datës për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haliti ka theksuar se Kosova ka nevojë për një drejtim të ri dhe se duhet dhënë fund eksperimentimeve dhe keqqeverisjes.
“28 dhjetori – dita e fitores! Kosova ka nevojë për drejtim të ri. Boll ma me eksperimentime, keqqeverisje dhe izolim nga miqtë evropianë e amerikanë. PDK, Bedri Hamza kryeministër!”
Haliti thekson se ndryshimi është i nevojshëm për të përmirësuar qeverisjen dhe për të forcuar marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës.