Kurti: Ne e mirëpresim caktimin e datës 28 dhjetor, të sigurohemi që institucionet të kanë kohën e mjaftueshme për të bërë të gjitha përgatitjet

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas njoftimit të Presidentes Vjosa Osmani për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare më 28 dhjetor. Në një postim në Faebook, Kurti thekson rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve dhe përgatitjes së institucioneve, raporton lajmi.net “Dita e zgjedhjeve është festë e demokracisë. Ajo bëhet edhe…

Lajme

20/11/2025 14:38

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas njoftimit të Presidentes Vjosa Osmani për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare më 28 dhjetor.

Në një postim në Faebook, Kurti thekson rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve dhe përgatitjes së institucioneve, raporton lajmi.net

“Dita e zgjedhjeve është festë e demokracisë. Ajo bëhet edhe më madhështore kur ka pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve tanë me të drejtë vote. Në të njëjtën kohë, duhet të sigurohemi që institucionet shtetërore kanë kohën e mjaftueshme për të bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që procesi zgjedhor të jetë i rregullt, i drejtë dhe demokratik.”

Kurti e ka mirëpritur vendimin e Presidentes, duke e cilësuar datën e zgjedhjeve më të përshtatshme për organizimin e procesit zgjedhor:

“Ne e mirëpresim caktimin e datës 28 dhjetor si datën më të përshtatshme për zgjedhjet e parakohshme që po na presim.”/Lajmi.net/