Deliu: 28 dhjetori, vendim i njëanshëm i Presidentes – Mundësi për ta rikthyer institucionin te qytetari dhe vullneti i shumicës
Zyrtarja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas shpalljes së zgjedhjeve më datë 28 dhjetor. Ajo ka thënë se kjo ditë duhet të shndërrohet në momentin e rikthimit të papërgjegjësisë, maturisë dhe vizionit politik që i duhet Kosova. Vendimin e Osmanit për ta caktuar këtë datë, Deliu e ka parë si të njëanshëm, shkruan lajmi.net.…
Lajme
Zyrtarja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas shpalljes së zgjedhjeve më datë 28 dhjetor.
Ajo ka thënë se kjo ditë duhet të shndërrohet në momentin e rikthimit të papërgjegjësisë, maturisë dhe vizionit politik që i duhet Kosova.
Vendimin e Osmanit për ta caktuar këtë datë, Deliu e ka parë si të njëanshëm, shkruan lajmi.net.
“Edhe pse vendim i njëanshëm i Presidentes, kjo datë mbetet një mundësi historike për ta rikthyer institucionin te qytetari dhe te vullneti i shumicës. Vendimmarrja nuk mund të jetë e plotë pa zërin e popullit, prandaj 28 Dhjetori është dita jonë. Diasporën tonë e mirëpresim me zemër të hapur. Vota juaj nuk është vetëm numër është forcë, është përgjegjësi dhe është pjesë e pandashme e rrugës sonë politike. Bashkë për Kosovën!”, ka shkruar Osmani. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i saj në Facebook: