VV i del menjëherë në “krah” Osmanit, pasi 28 dhjetori u caktua datë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vendosur datën 28 dhjetor për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Ky vendim ka ardhur pas takimit të fundit që Osmani ka pas me krerët e partive politike sot, pasi dje ka dështuar edhe tentimi i dytë për formimin e Qeverisë nga VV, saktësisht nga mandatari i dytë, Glauk Konjufca. Kjo…
Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vendosur datën 28 dhjetor për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Ky vendim ka ardhur pas takimit të fundit që Osmani ka pas me krerët e partive politike sot, pasi dje ka dështuar edhe tentimi i dytë për formimin e Qeverisë nga VV, saktësisht nga mandatari i dytë, Glauk Konjufca.
Kjo datë ndonëse nuk është pëlqyer nga partitë opozitare, ajo në vazhdimësi ka qenë data e preferuar nga partia që ka dal e para në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Menjëherë pasi Osmani ka shpallur zgjedhjen, akterë të VV-së i kanë dal “krah” Osmanit.
Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar me entuziazëm pas këti vendimi.
Në një postim në rrjetet sociale, Haxhiu shkruan:
“Festë edhe më 28 nëntor, edhe më 28 dhjetor. Na priftë e mbara”, ka shkruar Osmani.
Si vendim të duhur e ka parë edhe ministri në detyrë i financave, Hekuran Murati.
“Caktimi i datës 28 dhjetor për zgjedhje është vendimi i duhur. Kjo e mundëson daljen sa më të madhe të qytetarëve për të votuar marrë parasysh edhe ardhjen e diasporës, por edhe i jep kohë të mjaftueshme KQZ-së për të organizuar zgjedhjet sa më mirë. Na priftë e mbara”, ka shkruar Murati.
Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka ka ftuar qytetarët të votojnë.
“Me 28 dhjetor vvotojmë dhe festojmë. Na priftë e mbara!”, ka shkruar Manxhuka në Facebook.
Reagimet e partisë në pushtet, po vazhdojnë ende ndërkaq Osmani nga opozita po akuzohet se po mban linjën e Kurtit. /Lajmi.net/