Ngritet aktakuzë ndaj dy personave në Suharekë, njëri bleu votën e tjetri e shiti atë për 120 euro

Prokuroria në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave me inicialet Y.Rr dhe B.K pasi dyshohen për “dhënie ose marrje të ryshfetit në lidhje me votimin”. Siç ka njoftuar Prokuroria, Y.Rr më datë 12 tetor të këtij viti, në Budakovë të Suharekës, ka ofruar 120 euro për të pandehurin B.K, me qëllim që ky i…

Lajme

20/11/2025 14:18

Prokuroria në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave me inicialet Y.Rr dhe B.K pasi dyshohen për “dhënie ose marrje të ryshfetit në lidhje me votimin”.

Siç ka njoftuar Prokuroria, Y.Rr më datë 12 tetor të këtij viti, në Budakovë të Suharekës, ka ofruar 120 euro për të pandehurin B.K, me qëllim që ky i fundit të votoj në favor të kandidates për asamble komunale. Y.Rr, sipas aktakuzës, për verifikimin e votës ka kërkuar të shoh telefonin e B.K pas së cilës i ka dorëzuar shpërblimin.

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve Y.Rr., dhe B.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje në lidhje me votimin” nga neni 212, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

I pandehuri B.K., akuzohet se ka pranuar këtë përfitim të pa merituar, me qëllim të ndikimit në votimin e tij.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit”, ka njoftuar Prokuroria në Prizren. /Lajmi.net/