Haxhiu i gëzohet fort datës 28 dhjetor, e mbush statusin me zemra: Festë, na priftë e mbara

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar me entuziazëm pas njoftimit të Presidentes Vjosa Osmani për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në 28 dhjetor. Në një postim në rrjetet sociale, Haxhiu shkruan: “Festë edhe më 28 nëntor, edhe më 28 dhjetor. Na priftë e mbara! ♥️” Ky reagim vjen pas konferencës për…

Lajme

20/11/2025 14:10

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar me entuziazëm pas njoftimit të Presidentes Vjosa Osmani për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në 28 dhjetor.

Në një postim në rrjetet sociale, Haxhiu shkruan:

“Festë edhe më 28 nëntor, edhe më 28 dhjetor. Na priftë e mbara! ♥️”

Ky reagim vjen pas konferencës për media të Presidentes Osmani, e cila ka shpallur datën e zgjedhjeve si pjesë të procesit të vendosur për të garantuar funksionimin e legjislaturës dhe procesin demokratik në vend./Lajmi.net/