Vendos presidentja Osmani: 28 dhjetor, data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme
Presidentja Vjosa Osmani ka marrë vendim për shpërndarjen e Kuvendi të Kosovës. Ky vendim erdhi pas dështimit të Lëvizjes Vetëvendosje për ta formuar Qeverinë edhe nga mandatari i dytë. Në një konferencë për media pas takimit që pati me liderët dhe përfaqësuesit e partive politike në Kosovë, Vjosa Osmani deklaroi që data e zgjedhjeve të…
Lajme
Presidentja Vjosa Osmani ka marrë vendim për shpërndarjen e Kuvendi të Kosovës.
Ky vendim erdhi pas dështimit të Lëvizjes Vetëvendosje për ta formuar Qeverinë edhe nga mandatari i dytë.
Në një konferencë për media pas takimit që pati me liderët dhe përfaqësuesit e partive politike në Kosovë, Vjosa Osmani deklaroi që data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme më e konvenueshme mbetet 28 dhjetor.
“Sot ju drejtohem lidhur me zhvillimet e fundit në vend, pas dështimit të djeshëm në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e qeverisë. Sot kam pranuar vendimin e Kuvendit ku konfirmohet edhe formalisht dhe menjëherë kam mbledhur partitë për konsultime.Para se të nënshkruaj dekretin për shpërndarjen e Kuvendit sot kam bërë përpjekjen e fundit që të kthehen gjatë ditës në Kuvend që të miratojnë zgjatjet buxhetore që as pagat e qytetarëve e as funksionimi i shtetit të mos bllokohet por të kemi buxhet. Kam shpresuar për vullnet politik. Fatkeqësisht pavarësisht përpjekjeve s’kishte vullnet politik që këto vendime të kryhen sot para se të nënshkruaj dekretin.Ka ekzistuar baza kushtetuese që edhe pas dështimit të djeshëm Kuvendi të mblidhet dhe të marrë vendime. Megjithatë në mungesë të vullnetit politik nuk ka pasur zgjidhje tjetër pos që të nënshkruaj këtë dekret Kuvendi tashmë është shpërndarë. Është për keqardhje që nuk u arrit një dakordim i tillë, thjesht sepse mungoi vullneti politik. Kemi punuar gjatë dhe çdo ditë bashkë me BE-në që të kryhen të gjitha procedurat e nevojshëm që Plani i Rritjes dhe marrëveshjet e tjera të jenë në Kuvend për votim. Për më shumë se 1 miliard euro investime për Kosovën, që tash mbeten të bllokuara. Këto s’ishin thjesht numra në letër, pra ndryshim i prekshëm tek qytetarët për fëmijët në edukim, e studentët do të lidheshin me tregun modern të punës e mbështetje për familjet sociale, e pajisje moderne e sistemi digjitale në spitale e infrastrukturë që hap mundësi. Pra nuk dënohen partitë, por qytetarët.Humbësi i parë është qytetari, një Kosovë e dobësuar është humbje për të gjithë e një Kosovë që pengohet të eci përpara.. Për mos votimi në Kuvend rrezikon t’i zbehë edhe ato që janë arritur deri tani. Të bëjnë fushatë dinjitoze e me respekt. E pas rezultateve uluni bisedoni e merrni përgjegjësinë që ju takon. Qytetarët duhet që urgjentisht të kenë institucione stabile që të marrin vendime”,deklaroi ajo, shkruan lajmi.net.
Osmani po ashtu foli edhe për shpërndarjen e Kuvendit, që u vendos sot.
“Ju njoftoj se për shkak që sot kam shpërndarë kuvendin, data 11 janar është përjashtuar si mundësi sepse është jashtë afateve. E për 4 janar jemi njoftuar se pasi nuk kemi buxhet të miratuar nga viti i ardhshëm, do të lejohej të përdoreshin vetëm rreth 1.5 milionë euro. Kurse për këto zgjedhje mesatarisht do kushtojnë rreth 8 milionë euro. Pra praktikisht e pamundur që si shkak i buxhetit të mos mbahen”,tha Osmani.
“Kthehemi tek datat e mbetura. Sot partitë politike janë deklaruar kryesisht në këto data, e 8 parti janë deklaruar për datën 28 dhjetor, 5 parti 21 dhjetor dhe tri parti kanë thënë që cilado nga këto data është në rregull. Gjatë kësaj periudhe kam qenë në kontakt me kryetarin e KQZ-së dhe kemi diskutuar për organizimin.Zgjedhjet lokale nuk kanë përfunduar akoma dhe ekzistojnë pastaj afatet e ankesave e procedurat e asgjësimit zgjedhor dhe platforma e shpalljes së rezultateve preliminare. Para fillimit të fushatës janë edhe një sër veprimesh siç është regjistrimi i subjekteve e koalicioneve e veprime të tjera.Për më tepër duhen dy javë hapësirë kohore për votimin jashtë vendit, e shtetasit që jetojnë jashtë vendit duhet 15 ditë afat me qëllim të aplikimit e regjistrimit për të votuar e procedurat tenderuese.E bëjnë të pamundshme edhe datën 21 dhjetor, rrjedhimisht 28 dhjetor mbetet data e vetme e mundshme sado që edhe kjo datë paraqet sfida për KQZ-në. Kam për detyrë të jap afatin më të gjatë e jo më të shkurtër, që të eliminojmë disa nga sfidat e organizmit të zgjedhjeve”,deklaroi Osmani./Lajmi.net/