Kelmendi: Për shkarkimin tim u njoftova nga mediat – do të përdorë të gjitha mjetet juridike për të sfiduar këtë vendim të kundërligjshëm
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, është shkarkuar të enjten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), me vendim të marrë nga pesë anëtarë të këtij institucioni. Ndërkohë, sipas rregullave të brendshme dhe përbërjes aktuale, kuorumi i nevojshëm për vendimmarrje është gjashtë anëtarë, gjë që ka hapur debat të menjëhershëm për ligjshmërinë e…
Lajme
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, është shkarkuar të enjten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), me vendim të marrë nga pesë anëtarë të këtij institucioni.
Ndërkohë, sipas rregullave të brendshme dhe përbërjes aktuale, kuorumi i nevojshëm për vendimmarrje është gjashtë anëtarë, gjë që ka hapur debat të menjëhershëm për ligjshmërinë e procedurës, raporton lajmi.net
Në fillim të mbledhjes ishin të pranishëm dhjetë anëtarë të KPK-së, por pesë prej tyre u larguan gjatë takimit në shenjë proteste ndaj zhvillimeve të fundit brenda institucionit. Pavarësisht largimit të tyre, pesë anëtarët e mbetur votuan dhe morën vendimin për shkarkimin e Kelmendit.
Ndërkohë, vetë Besim Kelmendi, në një konferencë për media, e quajti të paligjshëm vendimin për shkarkimin e tij.
Ai tha se do të përdorë të gjitha mjetet juridike për të sfiduar këtë vendim.
“Vetëm ta keni parasysh se çdo situatë ku kërkohet zabtimi iligjite do të përdorimi të gjitha mjetet jurdike për të knstatuar dhe vertetuar çdo veprim të ligjshëm apo të paligjshëm dhe besoj që kjo rrugë do të ndjeket nga gjithë ne dhe se ne jemi të përkushtuar që të ndjekim vetëm ligjin dhe kushtetuen e asgjë tjetër. Normalisht unë nuk kam marr përveti anjë vendim vetëm atë se çfarë kam parë në media, nuk e di se çfarë shkruhet në atë vendim se se si do ta arsyetojnë vendimin i cili është i nxjerrur në kundërshtim me të gjitha dispozitat ligjore, do të jem i lumtur që te marr një vendim përfundimtar lidhur me ketë çëeshtje nga organet komptetente”, tha Kelmendi në konferencë për media” tha Kelmendi./Lajmi.net/