Kurti merr pjesë në Samitin e Planit të Rritjes së Bashkimit Europian nesër në Tiranë
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti do të marr pjesë në Samitin e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian që mbahet më 21 nëntor, e premte, në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. ZKM ka njoftuar se sonte, Kurti do të marr pjesë në Darkën e Liderëve në kuadër të këtij samiti. Samiti do…
Lajme
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti do të marr pjesë në Samitin e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian që mbahet më 21 nëntor, e premte, në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.
ZKM ka njoftuar se sonte, Kurti do të marr pjesë në Darkën e Liderëve në kuadër të këtij samiti.
Samiti do të mbahet në Pallatin e Brigadave në Tiranë. /Lajmi.net/