Presidentja Osmani pas shpërndarjes së Kuvendit, në ora 13:00 mbanë konferencë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë vendim për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Vendimi u mor pas takimit që ajo zhvilloi sot me liderët e partive politike, raporton lajmi.net Shpërndarja e legjislaturës vjen pas dështimit të Lëvizjes Vetëvendosje që të formojë Qeverinë, edhe pas mandatimit të dytë, duke e çuar vendin drejt…
Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë vendim për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Vendimi u mor pas takimit që ajo zhvilloi sot me liderët e partive politike, raporton lajmi.net
Shpërndarja e legjislaturës vjen pas dështimit të Lëvizjes Vetëvendosje që të formojë Qeverinë, edhe pas mandatimit të dytë, duke e çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja parlamentare.
Presidenca ka konfirmuar për Lajmi.net se Osmani do t’i drejtohet qytetarëve në një konferencë për media, e cila pritet të mbahet në ora 13:00./Lajmi.net/