Haradinaj takon ambasadorin e ri të Norvegjisë: Diskutuam për zhvillimet aktuale politike dhe për situatën e sigurisë në vend e rajon

Kryetari i AAK-së ka takuar sot ambasadorin e ri jorezident të Norvegjisë në Kosovë, Arne Sannes Bjornstad. Ai ka thënë se në këtë takim i ka shprehur vullnetin për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe forcimin e raporteve miqësore ndërmjet shteteve tona. “Me ambasadorin Bjørnstad diskutuam për zhvillimet aktuale politike dhe për situatën e sigurisë…

Lajme

20/11/2025 11:28

Kryetari i AAK-së ka takuar sot ambasadorin e ri jorezident të Norvegjisë në Kosovë, Arne Sannes Bjornstad.

Ai ka thënë se në këtë takim i ka shprehur vullnetin për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe forcimin e raporteve miqësore ndërmjet shteteve tona.

“Me ambasadorin Bjørnstad diskutuam për zhvillimet aktuale politike dhe për situatën e sigurisë në vend e rajon. Falënderova ambasadorin Bjørnstad për përkrahjen e vazhdueshme të Norvegjisë ndaj Republikës së Kosovës permes projekteve te ndryshme dhe në proceset integruese”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i tij i plotë: