Vjedhje e rëndë në Deçan- viktimës i vidhen rreth 150 mijë euro nga shtëpia
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rajonin e Deçanit. Siç merr vesh lajmi.net viktimës mashkull i janë vjedhur rreth 150 mijë euro nga shtëpia e tij, më saktësisht nga kasaforta që mbante në shtëpi. Si fillim rasti është raportuar në kuadër të policisë në Deçan, duke kaluar më pas në hetimet rajonale të…
Lajme
Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rajonin e Deçanit.
Siç merr vesh lajmi.net viktimës mashkull i janë vjedhur rreth 150 mijë euro nga shtëpia e tij, më saktësisht nga kasaforta që mbante në shtëpi.
Si fillim rasti është raportuar në kuadër të policisë në Deçan, duke kaluar më pas në hetimet rajonale të Policisë së Kosovës të cilët janë duke dalë në vendin e ngjarjes.
Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi tha për lajmi.net se me rastin po merret edhe Prokuroria e Pejës.
Në vendin e ngjarjes ka arritur edhe zv/Kryeprokurorja.
“Po kryhen edhe disa ekzaminime të cilat do shërbejnë për hetimin më pas identifikimin e personit apo personave si dhe për lokalizimin e më pas arrestimin dhe dërgimin në procedurë penale”,deklaroi ai./Lajmi.net/