“Mendoj që s’e kam vendin këtu”- Tre anëtarë lëshojnë mbledhjen e Këshillit Prokuroria, pas tyre edhe Kelmendi

Zhvillime të njëpasnjëshme pati sot në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës. Tre anëtarë të këshillit kanë lëshuar tani mbledhjen e sotme, pasi Jehona Grantolli propozoi të futet në rend dite shkarkimi i ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi. E pas këtyre, mbledhjen e lëshoi edhe vetë prokurori Kelmendi. “Unë mendoj që…

Lajme

20/11/2025 10:38

Zhvillime të njëpasnjëshme pati sot në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Tre anëtarë të këshillit kanë lëshuar tani mbledhjen e sotme, pasi Jehona Grantolli propozoi të futet në rend dite shkarkimi i ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.

E pas këtyre, mbledhjen e lëshoi edhe vetë prokurori Kelmendi.

“Unë mendoj që se kam vendin këtu”, tha ai.

Një nga anëtarët e këshillit propozoi që të mos ftohet më asnjë takim.

“Këtu nuk ka funksionim normal”, tha ai.

Më pas mbledhja e Këshillit Prokurorial të Kosovës u mbyll.

Ndryshe dje Prokuroria Speciale konfirmoi për lajmi.net se Kelmendi është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit për masakrën e Recakut.

Besim Kelmendi doli dje në një konferencë për media, ku i mohoi të gjitha raportimet se ai ka qenë asistent i Danica Marinkoviqit, gjyqtares serbe në rastin e Reçakut. Ai tha se në atë kohë kishte qenë procesmbajtës dhe kishte punuar në vijë me UÇK-në dhe partitë politike shqiptare./Lajmi.net/