Theret me thikë një person në Prishtinë, i dyshuari arratiset
Një person në Prishtinë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është therur me thikë nga një i dyshuar. Derisa viktima është dërguar për trajtim mjekësor, i dyshuari është në kërkim policor. Rasti është inicuar si “Lëndim i lehtë trupor”. Njoftimi i plotë: Rr. Ismet Krasniqi Prishtinë 19.11.2025 – 20:45. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë…
Lajme
Një person në Prishtinë ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është therur me thikë nga një i dyshuar.
Derisa viktima është dërguar për trajtim mjekësor, i dyshuari është në kërkim policor.
Rasti është inicuar si “Lëndim i lehtë trupor”.
Njoftimi i plotë:
Rr. Ismet Krasniqi Prishtinë 19.11.2025 – 20:45. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se pas një mosmarrëveshje është goditur me thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është në kërkim të policisë. /Lajmi.net/