Vdes një person në Obiliq, dyshohet se ka pasur kontakt me rrymën derisa po punonte afër mikserit të betonit
Një person ka humbur jetën pasi ka pasur kontakt me rrymën derisa po punonte afër mikserit të betonit. I njëjti pas rastit është dërguar në QKUK, por nga stafi shëndetësor është konstatuar se është pa shenja jete, shkruan lajmi.net. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë iu është liruar familjarëve. “Obiliq 19.11.2025 – 13:30. Raportohet…
Lajme
Një person ka humbur jetën pasi ka pasur kontakt me rrymën derisa po punonte afër mikserit të betonit.
I njëjti pas rastit është dërguar në QKUK, por nga stafi shëndetësor është konstatuar se është pa shenja jete, shkruan lajmi.net.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë iu është liruar familjarëve.
“Obiliq 19.11.2025 – 13:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar, derisa ka qenë duke punuar afër mikserit të betonit, dyshohet se ka pasur kontakt me rrymën. Si pasojë i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK, mirëpo nga stafi shëndetësor është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Lajmi.net/