Fatin e Kosovës në short mund ta “përcaktojë” Marco Materazzi
Kosova do ta mësojë sot kundërshtarin e fazës së playoff-it për Botëririn 2026 ku mund të përballet me nërën nga këto shtete: Poloninë, Republikën Çeke, Uellsin ose Sllovakinë. Ndërkohë, FIFA ka njoftuar se ish-legjendat së futbollit Christian Karembeu, Marco Materazzi dhe Martin Dahlin do të jenë ndihmësit specialë për hedhjen e shortit të dy fazave…
Sport
Kosova do ta mësojë sot kundërshtarin e fazës së playoff-it për Botëririn 2026 ku mund të përballet me nërën nga këto shtete: Poloninë, Republikën Çeke, Uellsin ose Sllovakinë.
Ndërkohë, FIFA ka njoftuar se ish-legjendat së futbollit Christian Karembeu, Marco Materazzi dhe Martin Dahlin do të jenë ndihmësit specialë për hedhjen e shortit të dy fazave të play-off-eve: tournamentit ndër-konfederativ dhe play-off-eve evropiane.
Shorti do të zhvillohet të sot në Zvicër, në selinë e FIFA-s, duke filluar me turneun ndër-konfederativ në ora 13:00, dhe më pas me shortin evropian.
Çka fshihet pas formatit dhe procedurave
Turneu ndër-konfederativ (inter-confederation play-off) përfshin 6 kombëtare nga pesë konfederata, të cilat do të luftojnë për dy vende të mbetura në botërorin e vitit 2026.
Ndërsa play-off-et evropiane përfshijnë 16 kombëtare: 12 që kanë qenë të dyta në grupet kualifikuese dhe 4 ekipe që u kualifikuan përmes UEFA Nations League 2024–25.
Format i shortit për Evropën: Çdo “path” përbëhet nga dy gjysmë-finale dhe një finale, të gjitha ndeshje me një takim (single-leg). Fituesit e finaleve marrin biletën për botëror.