Arrestohet edhe një anëtar i familjes Gërbeshi për fajde, Policia e kapi në flagrancë

Policia e Kosovës në Mitrovicë, ka zhvilluar hetime intensive lidhur me një person të dyshuar për përfshirje në fajde. R.G, i lindur në vitin 1988, është arrestuar dje rreth orës 19:00, dhe në kohën e arrestimit po kryente veprën për të cilën dyshohej, shkruan lajmi.net. “Me urdhër të gjykatës është kryer kontrolli në objektin banesorë,…

Lajme

20/11/2025 09:19

Policia e Kosovës në Mitrovicë, ka zhvilluar hetime intensive lidhur me një person të dyshuar për përfshirje në fajde.

R.G, i lindur në vitin 1988, është arrestuar dje rreth orës 19:00, dhe në kohën e arrestimit po kryente veprën për të cilën dyshohej, shkruan lajmi.net.

“Me urdhër të gjykatës është kryer kontrolli në objektin banesorë, dhe objektet ndihmëse pronë e të dyshuarit, ku janë konfiskuar dëshmi që lidhen me rastin. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e veprave penale, ruajtjen e rendit publik dhe jetën e qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

I dyshuari siç ka mësuar lajmi.net, është anëtarë i familjes Gërbeshi nga Vushtrria.

Më 21 shtator, Policia kishte arrestuar edhe katër anëtarë të kësaj familje, tre prej tyre për veprën penale “detyrimi” dhe njërin nga për “Lëndimi i lehtë trupor“ dhe “Arratisja e personave të privuar nga liria“. /Lajmi.net/