“Nëse dal me iniciativën time, do ta mund edhe Albin Kurtin”- Lladrovci tregon se a do të kandidoj në zgjedhje nacionale

Ramiz Lladrovci, pos që fitoi në zgjedhjet lokale të Drenasit, i ka përmendur mbrëmë edhe zgjedhjet nacionale. I njëjti ka pohuar  se nëse PDK-ja bëhet bashkë me të për zgjedhjet e ardhshme qendrore, do t’i fitojnë ato. “Nëse merremi vesh, dalim unikë, ne besoj shkojmë drejt fitores së zgjedhjeve që po vijnë. Me neve bashkë,…

Lajme

20/11/2025 08:37

Ramiz Lladrovci, pos që fitoi në zgjedhjet lokale të Drenasit, i ka përmendur mbrëmë edhe zgjedhjet nacionale.

I njëjti ka pohuar  se nëse PDK-ja bëhet bashkë me të për zgjedhjet e ardhshme qendrore, do t’i fitojnë ato.

“Nëse merremi vesh, dalim unikë, ne besoj shkojmë drejt fitores së zgjedhjeve që po vijnë. Me neve bashkë, krejt… si të jemi unikë, i fitojmë (zgjedhjet). Unë jam duke thënë Iniciativa, apo komuna e Drenasit që e udhëheqi unë, është komunë e PDK-së. Tash në KQZ shkruan iniciativa”.

“Nëse shkojmë në zgjedhje bashkë, është sukses shumë i madh. Por edhe nëse nuk shkojmë, unë nuk hezitoj të shkoj edhe me iniciativë”, deklaroi Lladrovci në Rubikon.

Po ashtu, ai u shfaq i bindur se do ta mposhtë Albin Kurtin, nëse në zgjedhjet e ardhshme garon me iniciativën e tij.

Lladrovci deklaroi se do të përgatitet, pasi sipas tij kurrë në jetë nuk është zënë në befasi.

“Unë kam thënë nëse dal me iniciativën time, do ta mund edhe Albin Kurtin”, deklaroi Lladrovci.

Ai tha se PDK-ja do të shkonte në një koalicion me Vetëvendosjen nëse do të arrinin të dakordoheshin në disa pika, siç është ndihma për fondin për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Dje, mandatari për formimin e Qeverisë, Glauk Konjufca, nuk mori më shumë se 56 vota e të cilat ishin të pamjaftueshme për formimin e ekzekutivit të ri.

Kështu vendi pritet të shkojë sërish në zgjedhje, pasi që as pas 9 muajsh prej se u mbajtën zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk ka qeveri.