Osmani pret sot në takim liderët e partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të mbajë sot një takim me liderët e partive politike në vend. Pas situatës së krijuar në vend dhe shterjes së çdo mundësie që Lëvizja Vetëvendosje si parti fituese e zgjedhjeve të shkurtit të formoj institucionet e vendit, tanimë e vetmja zgjidhje mbeten zgjedhjet. Kësisoj presidentja Osmani sot do…

Lajme

20/11/2025 08:17

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të mbajë sot një takim me liderët e partive politike në vend.

Pas situatës së krijuar në vend dhe shterjes së çdo mundësie që Lëvizja Vetëvendosje si parti fituese e zgjedhjeve të shkurtit të formoj institucionet e vendit, tanimë e vetmja zgjidhje mbeten zgjedhjet.

Kësisoj presidentja Osmani sot do t’i takojë liderët partiak, ose përfaqësuesit e këtyre partive në vend në mënyrë që të diskutohet data e zgjedhjeve.

Takimi i Osmanit nis në ora 10:30.

Në ftesë nuk ka shumë detaje, përpos të dhënave bazë.

“Ftoheni në një takim të përbashkët konsultativ për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Takimi do të mbahet më 20 nëntor 2025”.

Në seancën e djeshme mandatuari nga LVV-ja për formimin e qeverisë, Glauk Konjufca, nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme.

Ai mori vota aq sa pati marrë Kurti, 56 gjithsej./Lajmi.net/