Osmani nesër mbledh partitë për caktimin e datës së zgjedhjeve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ftuar partitë parlamentare për një takim mbi caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Klan Kosova merr vesh se takimi është thirrur për në orën 10:30. “Ftoheni në një takim të përbashkët konsultativ për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Takimi do të mbahet më 20 nëntor…
Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ftuar partitë parlamentare për një takim mbi caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Klan Kosova merr vesh se takimi është thirrur për në orën 10:30.
“Ftoheni në një takim të përbashkët konsultativ për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Takimi do të mbahet më 20 nëntor 2025”.
Ky zhvillim vjen pasi në seancën e sotme, i mandatuari nga LVV-ja për formimin e qeverisë, Glauk Konjufca, nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme.