Lladrovci: E mundi edhe Kurtin nëse garoj me iniciativën time
Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, u shfaq i bindur se do ta mposhtë Albin Kurtin, nëse në zgjedhjet e ardhshme garon me iniciativën e tij. Lladrovci deklaroi se do të përgatitet, pasi sipas tij kurrë në jetë nuk është zënë në befasi. “Unë kam thënë nëse dal me iniciativën time, do ta mund edhe Albin…
Lajme
Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, u shfaq i bindur se do ta mposhtë Albin Kurtin, nëse në zgjedhjet e ardhshme garon me iniciativën e tij.
Lladrovci deklaroi se do të përgatitet, pasi sipas tij kurrë në jetë nuk është zënë në befasi.
“Unë kam thënë nëse dal me iniciativën time, do ta mund edhe Albin Kurtin”, deklaroi Lladrovci në Klan Kosova.
Ai tha se PDK-ja do të shkonte në një koalicion me Vetëvendosjen nëse do të arrinin të dakordoheshin në disa pika, siç është ndihma për fondin për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Sot, mandatari për formimin e Qeverisë, Glauk Konjufca, nuk mori më shumë se 56 vota e të cilat ishin të pamjaftueshme për formimin e ekzekutivit të ri.
Kështu vendi pritet të shkojë sërish në zgjedhje, pasi që as pas 9 muajsh prej se u mbajtën zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk ka qeveri.