Blerta Deliu e quan Albulena Haxhiun ‘të mjerë’ pas akuzave për ‘harmoni me Listën Serbe’: E mbrojte Kusarin kur ishte në hramoni me Radojçiqin
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar ashpër ndaj Nënkryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, duke e quajtur atë “të mjerë”. Në një postim në Facebook, Deliu e akuzoi Haxhiun se po mbron Mimoza Kusarin dhe po sulmon deputetë të tjerë vetëm për të ruajtur pozitat e saj politike, raporton lajmi.net “Për karrigen e saj, Albulena…
Lajme
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar ashpër ndaj Nënkryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, duke e quajtur atë “të mjerë”.
Në një postim në Facebook, Deliu e akuzoi Haxhiun se po mbron Mimoza Kusarin dhe po sulmon deputetë të tjerë vetëm për të ruajtur pozitat e saj politike, raporton lajmi.net
“Për karrigen e saj, Albulena Haxhiu mbron Mimoza Kusarin edhe kur dëshmohet se është në harmoni të plotë me Millan Radojçiqin. Për karrigen e saj, Albulena Haxhiu akuzon edhe Salë Jasharin e familjes heroike të Prekazit ‘në harmoni të plotë’ me Listën Serbe. E mjerë. Jo vetëm ministrja më e dobët e drejtësisë që ka pasur ndonjëherë Kosovë”, ka shkruar Deliu.
Reagimi i saj vjen pasi Haxhiu pretendoi të mërkurën se partitë shqiptare të ish-opozitës janë “në harmoni me Listën Serbe”, pas dështimit të LVV-së për të formuar qeverinë./Lajmi.net/