Murati: Marrëveshjet ishin projektligje të sponsorizuara nga Presidentja, s’kishte arsye që të mos votoheshin
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar lidhur me mungesën e opozitës në seancën e sotme të Kuvendit, ku në rend dite ishin Planin e Rritjes së BE-së dhe tre marrëveshje me Bankën Botërore, të gjitha projektligje të sponsorizuara nga presidentja Vjosa Osmani. Ai ka theksuar se vonesat mund të kenë pasoja të…
Lajme
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar lidhur me mungesën e opozitës në seancën e sotme të Kuvendit, ku në rend dite ishin Planin e Rritjes së BE-së dhe tre marrëveshje me Bankën Botërore, të gjitha projektligje të sponsorizuara nga presidentja Vjosa Osmani.
Ai ka theksuar se vonesat mund të kenë pasoja të drejtpërdrejta financiare për vendin, pavarësisht nga iniciativat e presidentes për të garantuar miratimin e marrëveshjeve.
“Në seancën e parë të thirrur sot, në rend dite kishim Planin e Rritjes së BE-së në vlerë 880 milionë euro dhe 3 marrëveshje me Bankën Botërore në vlerë mbi 120 milionë euro. Pra mbi 1 miliardë euro gjithsej. Këto marrëveshje ishin projektligje të sponzorizuara nga Presidentja. Nuk kishte asnjë arsye legjitime që të mos votoheshin.
“Pra nëse për buxhet ishte arsyetimi që nuk duhet votuar buxhetin e sponzorizuar nga një qeveri në detyrë, tek marrëveshjet ndërkombëtare nuk qëndron fare ky arsyetim. Megjithatë, opozita fare nuk morri mundin të vinte në seancë, dhe kësisoj tash rrezikohet humbja e mbi 200 milionë eurove për shkak të vonesave”, ka shkruar Murati në Facebook.