AME: Pas rënies së intensitetit të shiut, situata nën kontroll
Agjencia e Menaxhimi e Emergjent (AME) ka njoftuar se situata nga reshjet e shiut në nivel vendi paraqitet e thjeshtë. Sipas AME-së në disa zona janë evidentuar vërshime të tokave bujqësore, si dhe depërtime të ujërave nëpër shtëpi, kryesisht nëpër podrume. Bëhet e ditur se që nga fillimi i reshjeve njësitet profesionale të Zjarrëfikësve e…
Lajme
Agjencia e Menaxhimi e Emergjent (AME) ka njoftuar se situata nga reshjet e shiut në nivel vendi paraqitet e thjeshtë.
Sipas AME-së në disa zona janë evidentuar vërshime të tokave bujqësore, si dhe depërtime të ujërave nëpër shtëpi, kryesisht nëpër podrume.
Bëhet e ditur se që nga fillimi i reshjeve njësitet profesionale të Zjarrëfikësve e Shpëtimit kanë kryer76 intervenime në Prishtinë, Fushë Kosovë, Ferizaj, Gjilan, Viti, Kllokot, Podujevë, Mitrovicë, Lipjan, Kamenicë, Novo Bërd, Junik, Ranillug dhe Shtime.
“Për shkak të situatës janë evakuuar gjithsej 6 familje në komunat: Fushë Kosovë, Ferizaj dhe Gjilan.
Pas vlerësimit të gjendjes në terren dhe rënies së intensitetit të reshjeve, situata konsiderohet më e qetë dhe nën kontroll.
Agjencia e Menaxhimit Emergjent, nëpërmjet qendrave operative rajonale 112 dhe Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, mbetet në koordinim të vazhdueshëm me nivelin qendror dhe lokal për t’iu përgjigjur çdo nevoje dhe kërkese”, thuhet në njoftim.