“Asistent i Danica Marinkoviq”, Kelmendi thotë se do të kontaktojë me OVL të UÇK’së
Pas raportimeve se U.D. i kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka punuar si asistent i gjyqtares serbe Daninca Marinkoviq, OVL e UÇK’së kërkoi shkarkimin e tij. Për këtë foli Kelmendi duke thënë se do ta kontaktojë këtë organizatë dhe do t’ia sqarojë situatën. “Më ka ardhë shumë keq. Si duket dikush nga ajo organizatë e…
Lajme
Pas raportimeve se U.D. i kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka punuar si asistent i gjyqtares serbe Daninca Marinkoviq, OVL e UÇK’së kërkoi shkarkimin e tij.
Për këtë foli Kelmendi duke thënë se do ta kontaktojë këtë organizatë dhe do t’ia sqarojë situatën.
“Më ka ardhë shumë keq. Si duket dikush nga ajo organizatë e vlerësuar shumë nga ana ime, për të cilën një kohë kam dhënë kontributin tim, por si duket dikush nga oirg e ka marrë si të mirëqenë shkrimin e Vehbi Kajtazit, nuk e di pse. Unë do të kontaktoj me organizatën për të dhënë sqarime, për të kuptuar organizata që këto që shkruan Vehbi Kajtazi nuk janë të sakta. Unë e respektoj shumë këtë organizatë, është pjesë edhe e familjes time. Ajo e përfaqëson edhe familjen time, jam në dispozicion të kësaj organizatë ta sqarojë këtë situatë”, tha ai.