Nura i PDK-së: Nuk na ka mbetur zgjidhje tjetër përpos të kërkojmë votën nga qytetarët
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Nura, pas dështimit të Glauk Konjufcës për të formuar Qeverinë e re të Kosovës, ka theksuar se situata e krijuar tregon manipulim dhe mashtrim të qeverisë aktuale në detyrë. Në emisionin FIVE, Nura tha se qytetarët janë të lodhur, por se nuk ka alternativë tjetër përveçse të drejtohen…
Lajme
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Nura, pas dështimit të Glauk Konjufcës për të formuar Qeverinë e re të Kosovës, ka theksuar se situata e krijuar tregon manipulim dhe mashtrim të qeverisë aktuale në detyrë.
Në emisionin FIVE, Nura tha se qytetarët janë të lodhur, por se nuk ka alternativë tjetër përveçse të drejtohen përsëri tek kutitë e votimit.
“E di që qytetarët janë të lodhur, por duke parë situatën do t’i drejtohemi prapë kutisë së votimit. Ky nominim i zotit Konjufca ka nxjerrë në pah një të vërtet të pamohueshme, pa të cilën edhe partia që e mban pushtetin tash e një vit pa të drejtë nuk do të kishe ekzistuar në qeveri. Ka nxjerrë në pah një sofistikim të gënjeshtrës, që aq me lehtësi e mashtruan edhe presidenten, e cila ua dha mandatin e dytë duke e ditur se hera e parë dështoi për shkak të numrave. Tani nuk na ka mbetur zgjidhja tjetër përpos të kërkojmë votën nga qytetarët”, ka deklaruar ai.