Dështimi i Konjufcës për të formuar Qeverinë, Hamza: Qeveria aktuale e ka humbur mbështetjen politike, kemi vetëm një rrugë përpara që janë zgjedhjet

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka reaguar pasi ka dështuar të formoj Qeverinë edhe mandatari i dytë i VV-së. Hamza ka thënë se ky dështim i dy mandatarëve, tregon se qeveria aktuale e ka humbur mbështetjen politike dhe se shumica që doli nga zgjedhjet e fundit është treguar e paaftë t’i krijojë institucionet e reja,…

Lajme

19/11/2025 16:18

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka reaguar pasi ka dështuar të formoj Qeverinë edhe mandatari i dytë i VV-së.

Hamza ka thënë se ky dështim i dy mandatarëve, tregon se qeveria aktuale e ka humbur mbështetjen politike dhe se shumica që doli nga zgjedhjet e fundit është treguar e paaftë t’i krijojë institucionet e reja, duke shkaktuar pasiguri institucionale, politike dhe shtetërore.

“Sot e kemi vetëm një rrugë të përgjegjshme përpara: zgjedhjet e reja. Presidentja e vendit duhet ta caktojë sa më shpejt datën e tyre, sepse mjaft kohë kemi humbur. Qytetarët duhet ta rikthejnë stabilitetin institucional përmes votës së tyre, në mënyrë që ne ta krijojmë një qeveri funksionale, reformuese dhe të përgjegjshme”, ka shkruar Hamza.

Ai ka thënë se koha e fjalëve të mëdha ka përfunduar dhe se ka ardhur koha për një qeveri që punon. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: