Bëhen bashkë Çeku, Selimi e Lladrovci: Ushtarakët pa uniformë janë më kërkues për zhvillimet në vend
Ramiz Lladrovci, Sylejman Selimi e Agim Çeku, janë bërë së bashku. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, LLadrovci ka shkruar se ushtarakët pa uniformë janë më kërkues për zhvillimet në vend. Postimi i Lladrovcit: Takim me vlerë…tre gjeneralë. Diskutuam për vlerësimet historike të Gjeneralit Clark, për luftën tonë të drejtë, pastërtinë e…
Lajme
Ramiz Lladrovci, Sylejman Selimi e Agim Çeku, janë bërë së bashku.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, LLadrovci ka shkruar se ushtarakët pa uniformë janë më kërkues për zhvillimet në vend.
Postimi i Lladrovcit:
Takim me vlerë…tre gjeneralë. Diskutuam për vlerësimet historike të Gjeneralit Clark, për luftën tonë të drejtë, pastërtinë e luftës së UÇK-së dhe pafajësinë e heronjve tanë të luftës dhe paqes. Fat që i takuam gjeneratës së çlirimit, ndërtimit të aleancës historike me NATO-n dhe proceseve pozitive për Kosovën. Zakonisht ushtarakët pa uniformë janë më kërkues për zhvillimet në vend, më energjik për ecjen e shtetit përpara!