Durmishi i reagon Haradinajt: I kanë mbetë merak Ramushit puna e autostradave
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Glauk Konjufca për programin e tij qeverisës. Ndër të tjerash, Haradinaj po ashtu kritikoi qeverisjen e VV-së për mosndërtim të autorrugëve. I menjëhershëm ishte reagimi nga zëvendësi në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi. Përmes një postimi në Facebook, Durmishi ka shkruar se projektet për…
Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Glauk Konjufca për programin e tij qeverisës.
Ndër të tjerash, Haradinaj po ashtu kritikoi qeverisjen e VV-së për mosndërtim të autorrugëve.
I menjëhershëm ishte reagimi nga zëvendësi në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.
Përmes një postimi në Facebook, Durmishi ka shkruar se projektet për autostrada janë në përfundim e sipër.
Postimi i plotë:
I kanë mbetë merak Ramushit puna e autostradave.
Aq shumë merak i keni pasur autostradat, sa që prej asaj kohe keni dënime e aktakuza për keqpërdorim e korrupsion.
Për Mitrovicë rruga veç po përfundon.
Për Pejë i kemi nënshkruar kontratat 150 milion euro më lirë se ç’i kishit planifikuar ju, nga 240 milion, tash po bëhet për më pak se 90 milion euro.
Problemet që na i keni lënë ju po e ngadalësojnë rrugën për Gjakovë, por tash do të kryhet me procedura të rregullta ligjore, jo me improvizime dhe abuzime.
Nuk e votuat qeverinë që kështu do të mbeteshit në opozitë, por megjithatë do të ishit në kuvend. Tash, Kuvendin e Kosovës, mund ta shihni vetëm në TV sepse jeni larg nga pragu.