Konjufca prezanton kabinetin qeveritar: E heq Bashën nga propozimi për ministër të Infrastrukturës, e zëvendëson me Besnik Bislimin

Sot në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca për formimin e Qeverisë së Kosovës. I mandatuari për kryeministër të Kosovës, Glauk Konjufca nga VV ka prezantuar kabinetin e tij qeveritar. Ai prezantoi emrat si në vijim: Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme: Albin Kurti Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë: Donika…

Lajme

19/11/2025 15:02

Sot në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca për formimin e Qeverisë së Kosovës.

I mandatuari për kryeministër të Kosovës, Glauk Konjufca nga VV ka prezantuar kabinetin e tij qeveritar.

Ai prezantoi emrat si në vijim:

Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme: Albin Kurti

Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë: Donika Gërvalla

Zëvendëskryeministër i tretë për çështje të pakicave: Fikrim Damka

Ministër i Financave dhe Ekonomisë: Hekuran Murati

Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale: Andin Hoti

Ministër i Mbrojtjes: Ejup Maqedonci

Ministër i Punëve të Brendshme: Xhelal Sveçla

Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit: Lulëzon Jagxhiu

Ministër i Shëndetësisë: Arben Vitia

Ministër i Arsimit dhe Shkencës: Avni Zogiani

Ministër i Kulturës dhe Turizmit: Fatmir Spahiu

Ministër i Sportit dhe Rinisë: Blerim Gashani

Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal: Rasim Demiri

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor: Fitore Pacolli

Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: Armend Muja

Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit: Besnik Bislimi

Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane: Mimoza Kusari

Ministre e Energjisë dhe Minierave: Artane Rizvanolli

Ministër për Komunitete dhe Kthim: Nenad Rashiq

Ministër për Zhvillim Rajonal: Sejnur Veshaj. /Lajmi.net/