Musliu: Kurti herë legal, herë ilegal – uzurpues e shkatërrues

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu pak para nisjes së seancës për formimin e Qeverisë së re, ka bërë thirrje që edhe qytetarët “të çohen dhe ta dërgojnë në shtëpi Albin Kurti”. Ajo, deputetët e VV-së i cilësoi si uzurpues të shtetit. Pos tjerash, ajo tha se Partia Demokratike e Kosovës nuk ka votë për qeverinë…

Lajme

19/11/2025 14:39

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu pak para nisjes së seancës për formimin e Qeverisë së re, ka bërë thirrje që edhe qytetarët “të çohen dhe ta dërgojnë në shtëpi Albin Kurti”.

Ajo, deputetët e VV-së i cilësoi si uzurpues të shtetit.

Pos tjerash, ajo tha se Partia Demokratike e Kosovës nuk ka votë për qeverinë e re, me mandatar Glauk Konjufcën.

“Qëndrimi im dhe i partisë tashmë dihet, ne jemi kundër. Kundër duhet të jeni edhe ju, kundër duhet të jenë edhe qytetarët e Republikës së Kosovës, dhe të gjithë bashkë, njëzëri t’i çojmë në shtëpi këta shkatërrues, e këto banda që e kanë uzurpuar shtetin e Kosovës”, u shpreh Musliu.