Protesta e radhës në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së mbahet në Shkup

OVL e UÇK-së është deklaruar rreth takimit me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin. Sipas njoftimit, palët ranë dakord që protesta e radhës në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, të mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut. “Sot pritëm z. Ali Ahmeti, njërin nga themeluesit e UÇK-së dhe të Ushtrisë Çlirimtare…

Lajme

19/11/2025 14:29

OVL e UÇK-së është deklaruar rreth takimit me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin.

Sipas njoftimit, palët ranë dakord që protesta e radhës në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, të mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

“Sot pritëm z. Ali Ahmeti, njërin nga themeluesit e UÇK-së dhe të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, njëherësh liderin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Bashkë diskutuam dhe u dakorduam që protesta e radhës kundër padrejtësisë të mbahet në Shkup”, thuhet në njoftim.