“S’është qëndrim politik”, Gruda tregon pse mori pjesë në seancën e buxhetit

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda ka folur para seancës së sotme ku do të hidhet në votim ekzekutiviti. Ai tregoi se pse shkoi në seancën që u mbajt nga ora 11:00, e cila ishte për buxhetin. “Unë shkova për me tregu qëndrimin e PDK-së, nuk është qëndrim politik, është qëndrim…

Lajme

19/11/2025 14:18

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda ka folur para seancës së sotme ku do të hidhet në votim ekzekutiviti.

Ai tregoi se pse shkoi në seancën që u mbajt nga ora 11:00, e cila ishte për buxhetin.

“Unë shkova për me tregu qëndrimin e PDK-së, nuk është qëndrim politik, është qëndrim i bazuar në Kushtetutë dhe ligj. PDK-ja ma dha besimin me përfaqësuar për arsye se jam jurist”, tha Gruda.

“Është e rëndësishme me kuptua se edhe pushteti e di që është jokushtetues”, shtoi ai.