Haxhiu: Opozita do që ta fus vendin në krizë sociale, e t’i lë FSK-në, Policinë e të tjerët pa paga- i lus që t’i thërrasin mendjes
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu është deklaruar para seancës së thirrur për në ora 14:00, ku Glauk Konjufca pritet të paraqes emrat e propozuar për kabinet qeveritar. Haxhiu tha se “Kjo opozitë e ka nisur që nga 15 prilli destruktivitetin e saj dhe asnjëherë s’kanë pasur vullnet për të tejkaluar situatat me të…
Lajme
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu është deklaruar para seancës së thirrur për në ora 14:00, ku Glauk Konjufca pritet të paraqes emrat e propozuar për kabinet qeveritar.
Haxhiu tha se “Kjo opozitë e ka nisur që nga 15 prilli destruktivitetin e saj dhe asnjëherë s’kanë pasur vullnet për të tejkaluar situatat me të cilat jemi përballur deri vonë”.
Sipas saj, buxheti s’është i Albin Kurtit, por i qytetarëve dhe se sipas saj opozita janë në gjendje ta fusin vendin në krizë sociale.
“Sot prita që të kenë qasje ndryshe. Buxheti s’është i Kurtit, por këta janë në gjendje që të fusin vendin në krizë sociale, e ti lënë shumë familje në bllokadë e FSK-në e Policinë pa paga vetëm për inatet që kanë me Kurtin dhe Vetëvendosjen. Sot u bëj lutje opozitës që të jenë, të kenë qasje pozitive e të mendojnë interesin e shtetit e të jenë në seancë, për të votuar dokumente shumë të rëndësishme e në anën tjetër edhe votimin e mandatarit. Konjufca është personi i dytë më i votuar në Kosovë, e ju jeni dëshmitarë”, deklaroi ajo,transmeton lajmi.net.
Haxhiu po ashtu deklaroi se “s’kemi pse shkojmë në dy palë zgjedhje, por ta votojmë Konjufcën”.
Ajo madje tha se opozita duhet që t’i “ti thërrasin mendjes e të reflektojnë. Ne kemi bërë opozitë ndoshta si asnjë subjekt tjetër, por gjithnjë duke ndaluar vendimmarrje të dëmshëm për vendin e reagimi ka qenë jashtëzakonisht i rëndësishëm.Ne kemi pasur përpjekje që nga fillimi, ndoshta edhe para muajit prill që të kemi një marrëveshje me disa prej partive politike”./Lajmi.net/