Limaj thotë se tentimi për Qeverinë Konjufca është lojë: Mandatari i dytë vjen kur tentohet të ketë koncesus

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka thënë se seanca e orës 11:00 që është mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës, është tentim për të përmbysur praktikat parlamentare të ndërtuara e të konsoliduara në demokracinë e re të Kosovës. Ai ka thënë se kjo nuk duhej t’i ndodh Kosovës dhe demokracisë së këtij vendi, shkruan lajmi.net.…

Lajme

19/11/2025 14:25

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka thënë se seanca e orës 11:00 që është mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës, është tentim për të përmbysur praktikat parlamentare të ndërtuara e të konsoliduara në demokracinë e re të Kosovës.

Ai ka thënë se kjo nuk duhej t’i ndodh Kosovës dhe demokracisë së këtij vendi, shkruan lajmi.net.

“Kjo është një tallje, mënyra se si tentohet të përmbysen krejt ajo traditë e mirë e ndërtuar në Kosovë. Nuk ka seancë parlamentare për komisione e buxhet paradite, e pasdite me zgjedh Qeverinë, rregullat janë ndryshe, fillimisht zgjidhet Qeveria e pastaj futet parlamenti në punë me komisione e buxhet. Fatkeqësisht, kjo tregon dhe i jep përgjigje pyetjes suaj se ne jemi në një lojë thjeshtë, në një lojë e cila tërësisht është kalkulim elektoral dhe nuk e ka shqetësimin e nevojave e kërkesave që ka Kosova. Nuk e ka shqetësimin e nevojave buxhetore të ortganizatave buxhetore, të punëtorëve, projekteve, fondeve me të cilat vendi ynë funksionon dhe njerëzit presin nga institucionet që të funksionojnë”, ka thënë Limaj para mediave.

Ai ka thënë se për 8 muaj, Nisma ka bërë thirrje që të jenë të pjekur dhe t’i thirrin mendjes racionale për marrëveshje politike e të ndërtohen institucionet dhe të funksionoj shteti.

“Me e pas përnime, shqetësimin e qytetarëve dhe atyre që rrezikojnë mos me i marrë pagat, partitë politike tash e 8 muaj ishin mbledh dhe e kishin bërë një buxhet me koncensus, një Qeveri kalimtare me koncensus dhe nuk i kishin keqtrajtuar e maltretuar qytetarët. Gjithë ata që bëjnë thirrje në emër të interesit nacional, ka hipokrizi tmadhe në këtë ide. Ata që kishin mundësi të mos vije puna deri në këtë gjendje në Kosovë, fatkeqësisht janë sjell tërësisht të papërgjegjshëm dhe e kanë bërë një lojë të paskrupullt dhe tërësisht e fund e krye elektorale”, ka thënë Limaj/

Ai ka thënë se edhe mandatimi i Glauk Konjufcës është një lojë.

“Kjo është lojë, mandatari i dytë vjen kur kemi një ndryshim të gjendjes, kur tentohet të bëhet një koncensus, kur i thirr partitë politike, i sjell në qendër problemet e qytetarëve e vendit dhe kërkon çdo ditë me ngulm nga akterët politik të ulen e të tentojnë me gjet një koncesus. Zhvillime të tilla nuk ka pas tash e dy javë në Kosovë, ka qenë qëllimi që t’i lihet kilja njëri tjetrit. Jemi fut në një lojë kush po e bënë lojën më destruktive, fatkeqësisht ndihem jashtëzakonisht keq me këtë që tash e 9 muaj me gjithë angazhimin tim e të Nismës dhe thirrjes sonë të vazhdueshme për të gjetur një rrugë bashkëpunimi, nuk ka pas sukses. Sot thjeshtë është një lojë, për të hap mundësinë drejt zgjedhjeve. Ka pas mundësi të mos shkojmë kaq gjatë, të gjithë jemi bërë pjesë e lojës e kalkulimeve elektorale por po shpresoj se qytetarët e Kosovës kur t’iu vie radha me fol do t’i kenë parasysh këto dhe të mos bien në këto kalkulime”, ka shtuar Limaj. /Lajmi.net/