Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së | Sot pritet të vendosen afatet për fjalët përfundimtare

Dje e përfundoi dëshminë e tij në mbrojtje të UÇK-së gjenerali amerikan, Wesley Clark. Për dy ditë me radhës, ai dëshmoi në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, si dëshmitari i fundit i thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit, transmeton lajmi.net. Sot Dhomat e Specializuara do të mbajnë një konferencë mbi ecurinë e gjyqit deri më…

Lajme

19/11/2025 13:59

Dje e përfundoi dëshminë e tij në mbrojtje të UÇK-së gjenerali amerikan, Wesley Clark.

Për dy ditë me radhës, ai dëshmoi në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, si dëshmitari i fundit i thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit, transmeton lajmi.net.

Sot Dhomat e Specializuara do të mbajnë një konferencë mbi ecurinë e gjyqit deri më tani.

Konferenca do të mbahet në ora 14:00.

Po ashtu, sot pritet të njoftohen afatet për fjalët përfundimtare për gjyqin ndaj Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit./lajmi.net/