IHMK: Shumica e lumenjve në Kosovë gjatë dy ditëve kanë pësuar ngritje të nivelit të ujit, disa dolën nga shtrati

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë dy ditëve të fundit, shumica e lumenjve kanë pasur ngritje, ndërsa disa prej tyre kanë dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje. Sipas IHMK-së, aktualisht shumica e lumenjve janë në rënie të lehtë, përveç Drinit të Bardhë, Sitnicës, Moravës,…

Lajme

19/11/2025 13:50

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë dy ditëve të fundit, shumica e lumenjve kanë pasur ngritje, ndërsa disa prej tyre kanë dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje.

Sipas IHMK-së, aktualisht shumica e lumenjve janë në rënie të lehtë, përveç Drinit të Bardhë, Sitnicës, Moravës, Binçës dhe Lepencit, të cilët kanë ngritje të lehtë.

“Shumica e lumenjve në Kosovë gjatë dy ditëve kanë pësuar ngritje, ku disa prej tyre në disa segmente, kanë dalë nga shtrati dhe kanë shkaktuar përmbytje. Aktualisht shumica janë në rënie të lehtë, pos Drinit Bardhë, Sitnicës, Moravës e Binçës, Lepencit, që kanë ngritje të lehtë”, është thënë në njoftimin e IHMK-së.