​EULEX: Sfiduese, ngecin rastet e drejtësisë për profilet e larta

Drejtësia kosovare vazhdon të sfidohet nga rastet e profilit të lartë të cilat kanë ngecur për vite të tëra dhe disa nuk kanë arritur në fazën e aktgjykimeve edhe 1 dekadë pas kryerjes së veprave. Kështu thotë raporti i Monitorimit të Drejtësisë 2025 i publikuar sot nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit…

Lajme

19/11/2025 13:42

Drejtësia kosovare vazhdon të sfidohet nga rastet e profilit të lartë të cilat kanë ngecur për vite të tëra dhe disa nuk kanë arritur në fazën e aktgjykimeve edhe 1 dekadë pas kryerjes së veprave. Kështu thotë raporti i Monitorimit të Drejtësisë 2025 i publikuar sot nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Ky raport ka ngritur si shqetësim mos aplikimin e dënimeve plotësuese si dhe shqiptimi në numër të madh i masës së paraburgimit.

Shefi i Misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano deklaroi se ky raporti i radhës thekson mbështetjen e tyre për sistemin e drejtësisë së Kosovës, derisa zhvillohet drejt standardeve evropiane, të cilat përshijnë stabilitetin, demokracinë dhe llogaridhënien.

“Gjetjet kyçe të raportit të këtij viti vijnë nga aktivitet e monitorimit dhe aktivitetet e implementimit. Fokusi mbetet në zonat ku mangësitë vazhdojnë dhe zhvillimi akoma është i nevojitur. Monitorimi sistemik kërkon trende dhe modele që ndikojnë sistemin e drejtësisë në përgjithësi. Monitorimi tematik, në anën tjetër, fokusohet në tipe specifike të krimeve, si dhuna me bazë gjinore dhe mirëmbajtja e përdoruesve në menaxhimin e rasteve dhe sistemit informativ. Disa gjetje referojnë sfidat e identifikuara në raporte të më hershme të EULEX-it, ndërsa tjerat fokusohen në tematika tjera”, tha ai.

Gjetjet kryesore të këtij raporti i prezantoi shefi i njësisë së EULEX-it për monitorim të rasteve, Hubert van Eck Koster sipas të cilit trajtimi i rasteve të profilit të lartë kanë ngecur ndër vite.

Koster potencoi se sistemi i drejtësisë në Kosovë ka shënuar progres të vogël në produktivitetin e seancave gjyqësore, ndërsa konsiderohen mangësi mos aplikimi i dënimeve plotësuese.

Ky raport thekson si shqetësim ndalimin e personave nga Policia e Kosovës pa urdhër-arrest dhe pa dijeninë e Prokurorit të Shtetit, si edhe kërcënimet e drejtuara ndaj prokurorëve.

Raporti i EULEX vënë në pah se ka progres në caktimin më të shpeshta të seancave gjyqësore në raste të caktuara, ndërsa në rastet e dhunës në familje ka përmirësim dhe angazhim më të theksuar.

“Trajtimi i rasteve të profilit të lartë kryesisht rastet që kanë të bëjnë me të pandehur të profilit të lartë akuza për dëme raporti vlerëson zhvillime të caktuar pozitive në disa raste gjykatat e kanë rritur caktimin e seancave të një pas njëshme në disa procedura të gjata e që kanë ecur përpara dhe kanë arritur deri tek aktgjykimi. Megjithatë, pasqyra e përgjithshme mbetet sfiduese shumë prej rasteve të profilit të lartë kanë ngecur për vite të tëra dhe disa nuk kanë arritur në fazën e aktgjykimeve edhe 1 dekadë pas kryerjes së veprave….14’\28 Çështjet e gjykimeve të përsëritura sa i përket produktivitetit të seancave ka pasur progres të vogël prej vitit të kaluar nga të gjitha seancat e vëzhguara në mes vitit 2024-2025 rreth 285 ishin jo produktive ose të anuluara, e në rastet e profilit të lartë kjo përqindje ka qenë 35%….16’34 Tek zbatimi apo aplikimi i dënimeve plotësuese… në rastet e shqyrtuara nga misioni kemi indefikuar gjykime ku dënimet plotësuese nuk janë shqiptuar edhe pse kjo me ligj është shqiptuar dhe në disa raste konvertimi i dënimit me burg me gjoba ka pas efekt me shmangies të shqiptimit të këtyre dënimeve plotësuese dhe vazhdon të mungon një sistem i unifikuar dhe koordinuar mirë“, tha ai.

Gjetjet e raportit të sivjetshëm për sistemin e drejtësisë nga krerët e këtyre institucioneve u konsideruan si ndihmesë për drejtësi efikase.

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit ,Besim Kelmendi vlerëson se raportet si ky i sotmi i EULEX-it e përmirëson punën e tyre, ndonëse sipas tij vetëm këtë vit 92. 5% e lëndëve të pranuara kanë përfunduar.

Ai po ashtu thekson se sfidues për sistemin prokurorial mbeten lëndët gjyqësore të trashëguara nga misionet ndërkombëtare si dhe numri i vogël i prokurorëve.

“Vitet e fundit sistemit prokurorial ka shënuar vërtet arritje të theksuar edhe përkundër disa çështjeve që ne po bëjmë përpjekje t’i përmirësojmë…është sfiduese gjithmonë për ne numri i madh i çështjeve që kemi trashëguar nga kolegët tanë ndërkombëtarë UNMIK, EULEX dhe çështjet e pasluftës…35’58” Vetëm këtë vit deri tash kemi arritur të përfundojmë 92.5% të të gjitha rasteve që i kemi pranuar në punë gjatë këtij viti… Numri i prokurorëve në raport me lëndët e pranuara mund të themi se është përafërsisht që kemi dëshiruar, por në raport me numrin e seancave gjyqësore që janë çdo ditë e më shumë janë vërtetë është i pamjaftueshëm dhe mos ndarja e buxhetit për shtim të prokurorëve na ka dëmtuar shumë“, theksoi ai.

Ndërsa, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj u pajtua me të gjeturat e raportit sa i përket gjyqësorit, derisa tha se shqiptimi i masës së paraburgimit aplikohet jashtëzakonisht shumë.

“E pranojmë qëndrimin e raportit se dinamik e rasteve në Departamentin Special në nivel të shkallës së parë nuk ka qenë e njëjtë dhe kjo kërkon një adresim të brendshëm sepse në rastet e profilit të lartë dinamikat nuk kanë qenë të krahasueshme me rastet tjera pavarësisht që përfundimi i rasteve në vitin 2024-2025 është në rritje….Zbatimi i neneve plotësuese edhe ne e kemi identifikuar se është pikë kritike e gjyqësorit dhe kemi një vendim për raport të jashtëzakonshëm për sistemin e ekzekutive brenda sistemit gjyqësor raporti është në përfundim thuajse…Paraburgimi është po ashtu sfidë e kemi adresuar edhe në raportin e jashtëzakonshëm dhe unë po besoj që në diskutimet që do kemi në janar nga Gjykata Supreme do të del një udhëzues për çështjen e paraburgimit sepse numri i rasteve që aplikohet kjo masë është jashtëzakonisht i lartë dhe impakti në të drejtat e njeriut dhe buxhetin e KGJK-së është në ndikim të madh”, theksoi ai.

Raporti i Monitorimit të Drejtësisë 2025 i Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) është raporti I tetë që ka hartuar ky mision prej vitit 2018. Raporti është bazuar në monitorimin e rreth 400 seancave dhe mbledhjen e të dhënave nga policia, zyrtarët gjyqësorë, pjesëtarë të Odës së avokatëve dhe shoqërisë civile./kp