Kurti i sulet ish-opozitës: Nuk ka krizë ekonomike, prandaj s’ka protesta të qytetarëve – ka vetëm ankesa opozitare

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në fjalimin e tij në foltoren e Kuvendit e filloi butë, duke folur për komisionet, buxhetin e demokracinë, transmeton lajmi.net. “Komisionet duhet të ngriten si trupa të Kuvendit, specifikisht, ato të përhershme që janë katër: Buxheti, Legjislacioni, Integrimi Evropian dhe Komunitetet Joshumicë.” “Janë të përhershme për situatat e zakonshme e…

Lajme

19/11/2025 12:30

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në fjalimin e tij në foltoren e Kuvendit e filloi butë, duke folur për komisionet, buxhetin e demokracinë, transmeton lajmi.net.

“Komisionet duhet të ngriten si trupa të Kuvendit, specifikisht, ato të përhershme që janë katër: Buxheti, Legjislacioni, Integrimi Evropian dhe Komunitetet Joshumicë.”

“Janë të përhershme për situatat e zakonshme e të jozakonshme, janë a nuk janë qeveritë, në detyrë, në dorëheqje, e fuqiplotë. Ato janë komisione funksionale, në funksion të ministrive.”

“Sot po vendosim për miratim të projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së Republikës së Kosovës dhe BE-së, mbi aranzhimit zbatimit të përkrahjes së unionit për Kosovën në kuadër të instrumentit për reforma e rritje, e njohur si Plani i Rritjes, si dhe ratifikimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe BE-së për kredi, në kuadër të këtij instrumenti. Nga instrumenti për reforma dhe rritje, parashihet të fitojm 882.6 milionë euro, ku afro 30 përqind janë grante, kurse pjesa tjetër janë kredi.”

“Demokracia është procedurë, për t’i bërë mirë shtetit dhe shoqërisë, jo për ta bllokuar vetën apo për të pamundësuar dhënies e së mirës. Ne i kemi marrëveshjet ndërkombëtare që i ka proceduar Presidentja. Aty duhen 80 vota, kjo nuk ka të bëjë me asnjërin prej nesh veç e veç, nuk ka rrugë tjetër veç të gjithë bashkë të votojmë.”

“Prishtina, Gjilani dhe Zubin Potoku po operojnë çdo muaj me 1/12 e buxhetit të vitit 2024. Merreni me mend, jemi në prag të vitit 2026. Pse të vazhdoj ky kufizim, e ky pengim për projektet e tyre, për qytetarët e tyre e tonë.”, tha ai fillimisht.

Por, kaq u durua Kurti. Pastaj filloi me sulomet ndaj ish-partive opozitare, duke bërë fjalime tipike të fushatës.

“Në Kosovë nuk ka krizë ekonomike. Rritja ekonomike ka qenë 4.58 për qind të BPV-së. Sa kam qenë kryeministër në këto 4 vite, e sa jam kryeministër në detyrë, rritja ekonomike nuk ka qenë asnjëherë nën 4 për qind. Mesatarja është 6 për qind. Prandaj nuk ka protesta të qytetarëve, ka vetëm ankesa të opozitareve. Në Kosovë nuk ka krizë ekonomike. Rrezikojmë të kemi krizë sociale. Le të mos keqpërdorim procedurat. Le të jemi në nivel të përgjigjësis që kemi.”

“Nëse ne qenkemi vonuar, pse nuk janë këtu për të na hedhur fajin e popullit buxhetin. Pse nuk janë këtu që neve të na lënë fajin, e popullit buxhetin? Këtu është vendi.”, tha ai./lajmi.net/