Haradinaj i reagon Vetëvendosjes: Ligjin dhe Kushtetutën e keni bërë leckë, shtetin e keni bërë lodër

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar ndaj Vetëvendosjes duke akuzuar se po mblidhen në seancë për të votuar buxhet e marrëveshje me qëllim mbulimin e dështimeve politike. Haradinaj, është shprehur se LVV, për katër vite “kanë bërë leckë ligjin dhe Kushtetutën”. “Deri më sot, mbi 613 milionë euro janë pezulluar për Kosovën si pasojë…

Lajme

19/11/2025 12:26

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar ndaj Vetëvendosjes duke akuzuar se po mblidhen në seancë për të votuar buxhet e marrëveshje me qëllim mbulimin e dështimeve politike.

Haradinaj, është shprehur se LVV, për katër vite “kanë bërë leckë ligjin dhe Kushtetutën”.

“Deri më sot, mbi 613 milionë euro janë pezulluar për Kosovën si pasojë e masave ndëshkuese të BE-së, fonde nga IPA dhe Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (ËBIF), të cilat u shkaktuan nga veprimet e Qeverisë Kurti. Raportet me Amerikën, në pikën më të ulët.

Tani, të njëjtit që kanë vepruar jashtëligjshëm dhe kanë uzurpuar institucionet, me qëllim të mbulimit të dështimeve politike e qeverisëse, bëjnë thirrje që sërish, po aq jashtëligjshëm dhe kundër rendit kushtetues, të mblidhen e të votojnë buxhet e marrëveshje “në emër të interesave të Kosovës””, shkroi ai mes tjerash. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

Deri më sot, mbi 613 milionë euro janë pezulluar për Kosovën si pasojë e masave ndëshkuese të BE-së, fonde nga IPA dhe Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (ËBIF), të cilat u shkaktuan nga veprimet e Qeverisë Kurti. Raportet me Amerikën, në pikën më të ulët.

Tani, të njëjtit që kanë vepruar jashtëligjshëm dhe kanë uzurpuar institucionet, me qëllim të mbulimit të dështimeve politike e qeverisëse, bëjnë thirrje që sërish, po aq jashtëligjshëm dhe kundër rendit kushtetues, të mblidhen e të votojnë buxhet e marrëveshje “në emër të interesave të Kosovës”.

Por ku ka interes më madhor për Republikën e Kosovës sesa respektimi i ligjit dhe i Kushtetutës nga vetë “bartësit” e institucioneve?

Ku ka interes më madhor për Kosovën sesa mirëmbajtja, forcimi dhe avancimi i raporteve me SHBA-në, BE-në, aleatët tanë strategjikë?

Ligjin dhe Kushtetutën e keni bërë leckë, shtetin e keni bërë lodër, hipokrita.