Gruda pasi Murati foli për çështje juridike: Fakti që ministri i Financave i mbron ato, tregon sa seriozisht e ka marrë VV kushtetutën dhe ligjin
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda është deputeti i vetëm i PDK-së që po merr pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës. Ai është përfshirë në një debat me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Muratin, pasi ky i fundit doli e foli për çështje juridike e kushtetuese. ’Fakti që VV ka zgjedh që çështjet juridike…
Lajme
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda është deputeti i vetëm i PDK-së që po merr pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Ai është përfshirë në një debat me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Muratin, pasi ky i fundit doli e foli për çështje juridike e kushtetuese.
’Fakti që VV ka zgjedh që çështjet juridike me i mbrojt përmes ministrit të financave, tregon se sa seriozisht i keni marrë kushtetutën dhe Ligjin. Nuk mendoj që as qe e keni bo punën si ekonomist mirë, por nejse. Nuk e kuptoj pse e bën atë lexim. Kufizimi nënkupton pamundësinë me pru ligjin, përjashtimi thotë ligjin mundet me pru qeveria që është në dorëheqje. Këto janë shumë të qarta, s’mendoj që kam më shumë debat më juve. Fakti që keni zgjedh të mbroheni me një ekonomist për çështje juridike tregon shumë’’, ka thënë Gruda.