Murati del flet pak për çështje kushtetuese, dhe kritikon praninë e Grudës në seancë: Me gjasë e vlerësoi se Çitaku nuk bëri punë të mirë në konferencë

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka bërë replikë në fjalimin e deputetit të PDK-së, Përparim Grudës i cili është i vetmi që po merr pjesë në këtë seancë. Ai tha se nuk qëndron ajo që tha Gruda, se nuk lejohet të mbahet seancë pa u formuar Qeveria, ndërsa Kuvendi është i konstituuar. “Dua…

Lajme

19/11/2025 12:06

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka bërë replikë në fjalimin e deputetit të PDK-së, Përparim Grudës i cili është i vetmi që po merr pjesë në këtë seancë.

Ai tha se nuk qëndron ajo që tha Gruda, se nuk lejohet të mbahet seancë pa u formuar Qeveria, ndërsa Kuvendi është i konstituuar.

“Dua t’ia rikujtoj Grudës që kjo nuk qëndron, sepse e din shumë mirë sepse nuk është e shkruar askund një gjë e tillë. Ai iu referua praktikave por praktikat bëhen duke u zbatuar në praktikë. Kjo është një praktikë që po bëhet tash, pra kemi një situatë të jashtëzakonshme dhe mund të shfrytëzohet si e tillë”, ka thënë Murati.

Ai foli pak edhe për raportet mes PDK-së.

“Fakti që deputeti Gruda është sot këtu, edhe pas konferencës së Çitakut që pamë pak më hëret tregon edhe për disonancën brenda vetë partisë. Me gjasë e kanë vlerësuar se nuk ka bërë një punë të mirë në konferencë, dhe tani u desh të vije deputeti Gruda këtu me sqarime shtesë e që po e shoh se është në siklet sepse si jurist po i detyrohet të thotë të pavërteta që edhe ai e din që nuk është ashtu’, ka thënë Murati.

Ai ka thënë se nuk është e vërtetë se komisionet nuk mund të formohen pasi nuk dihet kush është opozita e kush pozita.

“Kjo vlen vetëm për dy komisione, është komisioni për mbikëqyrjen e AKI-së që duhet ta udhëheq opozita, dhe komisioni mbikëqyrjen e Financave Publike që gjithashtu duhet ta udhëheq opozita, por të gjitha tjerat, kryesimi i tyre bëhet varësisht nga grupi parlamentar. Grupi parlamentar më i madh zgjedh i pari, pastaj i dyti dhe kështu me radhë ndërkaq përbërja e komisioneve politike reflekton fuqinë e grupit parlamentar dhe nuk ka të bëjë fare a është pozitë apo opozitë dhe aq më pak për katër komisionet e përhershme që duhet të funksionojnë pat apo s’pat Qeveri fuqiplotë sepse janë komisione që mbikëqyrin edhe institucione të tjera vitale që s’kanë të bëjnë me ekzekutivin, pra gjyqësorin kemi institucionet tjera të pvarurua, Avokatin e Popullit. Këto institucione nuk kanë të bëjnë Qeveri, a i bje që derisa nuk ka Qeveri Kuvendi nuk duhet t’i mbikëqyr këto institucione”, ka shtuar Murati. /Lajmi.net/