Gruda i bën “përrallë” VV-në i vetëm, ua shpjegon ligjin se si mund të propozohet projektligjin për buxhetin

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda i vetëm ka arritur të ua shpjegoj të gjithë deputetëve të VV-së se si mund të propozohet një projektligj për buxhet. Ai fillimisht tha se kjo seancë nuk është e logjikshme se fillimisht ende nuk dihet se kush është pozitë e kush opozitë, transmeton lajmi.net. “Kjo seancë do të mbahet…

Lajme

19/11/2025 11:57

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda i vetëm ka arritur të ua shpjegoj të gjithë deputetëve të VV-së se si mund të propozohet një projektligj për buxhet.

Ai fillimisht tha se kjo seancë nuk është e logjikshme se fillimisht ende nuk dihet se kush është pozitë e kush opozitë, transmeton lajmi.net.

“Kjo seancë do të mbahet mend që të gjithë ne, kryetari i kuvendit, deputetët e VV-së, qytetarë të Kosovës, çdo kush në këtë shoqëri e di që është e paligjshme dhe jo kushtetuese. Asnjë Kuvend nuk mund të mbaj seancë pa e zgjedhur qeverinë. Asnjë Kuvend nuk mund të mblidhet dhe të trajtoj çështje tjera përveç zgjedhjes së qeverisë. Midis konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së qeverisë nuk lejohet të mbahet asnjë seancë e ndërmjetme, për asnjë çështje. Kjo është praktikë e derisotme parlamentare e Kosovës dhe është një standard i njohur në mbarë botën.”

“E para për të treguar se kjo seancë nuk ka logjikë, si mund të formohen Komisionet Parlamentare, ku nuk është definuar se kush është pozita e kush opozita në këtë vend. Kosova s’ka pozitë dhe opozitë sot. Kështu themelohen komisionet parlamentare.”, tha ai.

Tutje, Gruda tha se vetëm Qeveria në dorëheqje ka të drejtë të propozoj projekligj për buxhet, e jo Qeveria në detyrë.

“Qeveria jonë është Qeveri në detyrë, jo në dorëheqje. Neni 31 thotë që Qeveria në dorëheqje nuk mund të paraqes projektligje, dhe paragrafi 5 i nenit 31 thotë që këto kufizime vlejnë edhe për Qeverinë në detyrë. Pra, nuk mund të procedoj ligje në Kuvend. I vetmi përjashtim bëhet për Qeverinë në dorëheqje ka të drejt të propozoj ligjin për Buxhetin në Kuvend. Kjo nuk është Qeveri në dorëheqje, kjo është Qeveri në detyrë. Përjashtimi vlen vetëm për Qeverinë në dorëheqje, jo atë në detyrë.”, tha ai./lajmi.net/