Stabilizohet gjendja me vërshimet në Shtime, Aliu: Do të ndërmarrim të gjitha hapat për menaxhimin e situatës

Kryetari i Komunës së Shtimës, Qemajl Aliu ka shkruar në lidhje me gjendjen në këtë Komunë pas reshjeve të pandërprera të shiut. Ai ka thënë se për shkak të këtyre reshjeve, shtrati i lumit ka vërshuar në disa fshatra të rrafshit dhe për këtë është shpallur gjendje emergjente. Aliu ka njoftuar se gjendja aktuale është…

Lajme

19/11/2025 10:40

Kryetari i Komunës së Shtimës, Qemajl Aliu ka shkruar në lidhje me gjendjen në këtë Komunë pas reshjeve të pandërprera të shiut. Ai ka thënë se për shkak të këtyre reshjeve, shtrati i lumit ka vërshuar në disa fshatra të rrafshit dhe për këtë është shpallur gjendje emergjente.

Aliu ka njoftuar se gjendja aktuale është e stabilizuar dhe që nga mëngjesi ekipet po punojnë për të vlerësuar dëmet dhe për të ndërhyrë kudo ku ka nevojë urgjente që asnjë familje të mos mbetet pa ndihmë, shkruan lajmi.net.

“Jemi në komunikim të vazhdueshëm me banorët e zonave të prekura dhe çdo kërkesë po trajtohet me prioritet. Komuna e Shtimes do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për menaxhimin e situatës dhe parandalimin e rreziqeve të mëtejshme. Ftojmë qytetarët që të raportojnë çdo rast ose shqetësim në nr. 044 172 839 – Zyra për Emergjenca, në mënyrë që ekipet tona të ndërhyjnë sa më shpejt”, ka shkruar Aliu në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i tij: