Nëna me tre fëmijë përleshen në Prishtinë, arrestohen dy persona

Një mosmarrëveshje brenda një familjeje ka eskaluar në përleshje fizike mes një nëne dhe tre fëmijëve të saj (dy djem dhe një vajzë), rreth orës 22:30. Policia ka intervenuar menjëherë dhe ka iniciuar rastin. Me vendim të prokurorit, dy prej të dyshuarve janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa nëna dhe vajza janë liruar në…

Lajme

19/11/2025 10:35

Një mosmarrëveshje brenda një familjeje ka eskaluar në përleshje fizike mes një nëne dhe tre fëmijëve të saj (dy djem dhe një vajzë), rreth orës 22:30.

Policia ka intervenuar menjëherë dhe ka iniciuar rastin. Me vendim të prokurorit, dy prej të dyshuarve janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa nëna dhe vajza janë liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e incidentit.

“Prishtinë 17.11.2025 – 22:30. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në një përleshje nëna së bashku me tre fëmijët e saj (dy djem dhe vajza). Pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa nëna dhe vajza janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.