Sindikata e RTK-së me thirrje urgjente partive politike: Themelojeni Komisionin për Buxhet dhe Transfere

Sindikata e RTK-së ka dal me një thirrje urgjente për të gjitha partitë para seancës së orës 11:00. Në njoftimin e lëshuar për media, SPERTK kërkon nga të gjitha partitë që ta themelojnë Komisionin për Buxhet dhe Transfere, në mënyrë që të zhbllokohet buxheti i RTK-së, transemton lajmi.net. Njoftimi i plotë: SINDIKATA E PUNËTORËVE TË…

Lajme

19/11/2025 10:34

Sindikata e RTK-së ka dal me një thirrje urgjente për të gjitha partitë para seancës së orës 11:00.

Në njoftimin e lëshuar për media, SPERTK kërkon nga të gjitha partitë që ta themelojnë Komisionin për Buxhet dhe Transfere, në mënyrë që të zhbllokohet buxheti i RTK-së, transemton lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

SINDIKATA E PUNËTORËVE TË RTK-së (SPERTK)
Reagim Publik

Thirrje urgjente partive politike në Kuvendin e Kosovës

Para seancës së sotme, Sindikata e Punëtorëve të RTK-së kërkon nga të gjitha partitë politike që të dakordohen menjëherë dhe të votojnë themelimin e Komisionit për Buxhet dhe Transfere, në mënyrë që të zhbllokohet buxheti i Radio Televizionit të Kosovës.

RTK është institucioni i vetëm publik i informimit në vend, dhe aktualisht po përballet me rrezikun real të ndërprerjes së funksionimit për shkak të mungesës së buxhetit. Qindra familje të punëtorëve të RTK-së tashmë po përballen me pasiguri të rëndë ekonomike, ndërsa çdo vonesë e mëtejme e thellon krizën.

Mosmiratimi i Komisionit për Buxhet nuk është thjesht procedural –
është bllokadë që godet drejtëpërdrejt punëtorët e RTK-së dhe vetë transmetuesin publik.

SPERTK edhe një herë apelon fuqishëm:
Votoni sot themelimin e Komisionit dhe zhbllokoni buxhetin e RTK-së.
Kjo është detyrë institucionale dhe përgjegjësi ndaj punëtorëve dhe qytetarëve që RTK i shërben çdo ditë.

SPERTK
Sindikata e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës./lajmi.net/